Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kanë marrë më së shumti nominime për çmimet prestigjioze “Grammy 2026”, ndërsa për herë të parë zhanri K-Pop ka depërtuar në kategorinë e njohur “Kënga e vitit”.
Për të dytin vit radhazi, reperi Lamar kryeson listën me nëntë nominime, përfshirë edhe atë për “Albumin e Vitit” me projektin GNX.
Edhe Lady Gaga është nominuar për çmimin kryesor me albumin Mayhem, një rikthim te rrënjët e saj elektro-pop dhe një projekt që eksploron historinë e saj artistike. Ajo ka gjithsej shtatë nominime.
Në një zhvillim historik për industrinë muzikore, dy këngë të K-Pop janë përfshirë për herë të parë në garën për “Këngën e Vitit”: bashkëpunimi Rosé dhe Bruno Mars me hitin APT, dhe Golden nga Hunter/x, kënga kryesore e filmit të animuar të Netflixit K-Pop Demon Hunters.
Të dy artistët, Gaga dhe Lamar, kanë pasur nga pesë nominime të mëparshme për “Albumin e Vitit”, por asnjëri nuk e ka fituar ende gramofonin e artë në këtë kategori.
Nëse Lamar fiton, GNX do të bëhej albumi i parë rep që merr çmimin kryesor që nga Speakerboxxx/The Love Below i Outkast në vitin 2004. Ai do të përballet me konkurrencë të fortë nga Tyler, The Creator me albumin e tij eksperimental Chromakopia dhe nga dyshja e rikthyer Clipse me projektin Let God Sort Em Out — publikimi i tyre i parë që nga viti 2009.
Kjo është hera e parë në historinë e Grammy-ve që tre albume rep përfshihen në listën e shkurtër për “Albumin e Vitit”.
Në mesin e të nominuarve është edhe ylli portorikan Bad Bunny, i cili pritet të jetë performuesi kryesor në Super Bowl 2026. Ai është nominuar për albumin Debí Tirar Más Fotos.
Ky është vetëm rasti i dytë që një album plotësisht në gjuhën spanjolle nominohet për “Albumin e Vitit” – i pari ishte Un Verano Sin Ti i vetë Bad Bunnyt në vitin 2022.
Ndërkohë, për herë të parë që nga viti 2006, Taylor Swift nuk është nominuar në asnjë kategori.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy 2026” do të mbahet më 1 shkurt në Los Angeles.
Kush ka më shumë nominime?
Kendrick Lamar – 9
Lady Gaga – 7
Bad Bunny, Sabrina Carpenter, Leon Thomas – 6
Kënga e Vitit
Lady Gaga – Abracadabra
Doechii – Anxiety
Rosé & Bruno Mars – APT
Bad Bunny – DtMF
Hunter/x – Golden
Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Sabrina Carpenter – Manchild
Billie Eilish – Wildflower
Regjistrimi i Vitit (Kënga më e mirë për performancë dhe prodhim)
Bad Bunny – DtMF
Sabrina Carpenter – Manchild
Doechii – Anxiety
Billie Eilish – Wildflower
Lady Gaga – Abracadabra
Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Chappell Roan – The Subway
Rosé & Bruno Mars – APT
Albumi i Vitit
Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos
Justin Bieber – Swag
Sabrina Carpenter – Man’s Best Friend
Clipse – Let God Sort Em Out
Lady Gaga – Mayhem
Kendrick Lamar – GNX
Leon Thomas – Mutt
Tyler, The Creator – Chromakopia
Artisti i Ri më i Mirë
Olivia Dean
Katseye
The Marias
Addison Rae
Sombr
Leon Thomas
Alex Warren
Lola Young