Kënga më e dëgjuar në histori të YouTube, “Despacito” e kënduar nga Luis Fonsi, është fshirë nga kjo platformë e videove, pas një sulmi kibernetik.
Vetëm pesë ditë pasi u njoftua se kjo video arriti historinë duke kaluar shifrën e pesë miliardë klikimeve, ajo është zhdukur tërësisht nga YouTube.
Viktima të sulmit kanë qenë edhe artistë të tjerë si Shakira, Selena Gomez, Taylor Swift e Drake. Të gjitha këto klipe ishin të postuara nga Vevo.
Hakerët, që e quajnë veten Prosox dhe Kuroi’sh, kanë shkruar “Liri për Palestinën” si përshkrim të videove.
“Despacito” ishte lansuar në janar të vitit 2017 dhe që nga lansimi ka vazhduar të thyejë rekorde.