Kënga e re e Bebe Rexhës dhe Doja Cat edhe në billboardet më të mëdha të New Yorkut

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj më të ri.

“Baby I’m jealous” titullohet kënga e dyshes, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe në vetëm 24 orë ka marrë mbi dy milionë shikime në YouTube.

Për suksesin e këtij bashkëpunimi po kujdesen edhe platformat më të mëdha të muzikës në botë si Spotify dhe Apple Music.

Së fundmi, “Baby I’m jealous” nga Bebe Rexha dhe Doja Cat është promovuar edhe në ‘billboard’-et e New Yorkut në Times Square.

Ka qenë vet këngëtarja me origjinë shqiptare, ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa pamje të “billobard”-eve ku promovohet bashkëpunimi i saj i ri me reperen Doja Cat.

https://www.instagram.com/beberexha/?utm_source=ig_embed


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme