Dua Lipa është gati të futet në një “Epokë të Re”, sipas Forbes, me këngën e saj të re “Don’t Start Now”.
“Zgjodha të botoj këtë këngë të parën që të mbyll një kapitull të jetës dhe të nis një tjetër”, tha ajo në një deklaratë. “Në një epokë të re me një tingull të ri muzikor. Kjo këngë është për të bërë përpara e për të mos lejuar njeri të të pengojë. Më erdhi natyrshëm të zgjidhja këtë këngë, me të njëjtin ekip që bëra “New Rules”, tha ajo.
Ndërkohë, kënga e saj e re jo vetëm që ka marrë miliona klikime në Youtube, por ka dalë dhe “Kënga e Ditës” në Shazam, që do të thotë se është muzika që kanë kërkuar më shumë njerëzit në aplikacionin që identifikon këngët.