Këngëtarja Fifi dhe reperi MC Kresha kanë mahnitur publikun me paraqitjen e tyre këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”.
Kënga e tyre “Psikopatja jote” është pritur shumë mirë nga publiku, ndërsa në vetëm pak ditë ka marrë miliona klikime në YouTube.
Dyshja në fjalë patën një interpretim korrekt dhe shumë të qëlluar edhe në natën e dytë gjysmëfinale të festivalit, ndërsa janë cilësuar si favorit edhe për ta fituar sivjet festivalin “Kënga Magjike”.
Mirëpo, duket se ka diçka që nuk shkon me këtë këngë, pasi janë hedhur akuza në drejtim të saj, duke pretenduar se pjesa repturës është e kopjuar.
Ka qenë gazetarja Dasara Karaiskaj, ajo e cila në emisionin e pasdites “Rudina” hodhi dyshimet, duke treguar se ka gjetur një këngë, nga e cila është përkthyer pjesa të cilën e këndon MC Kresha, ndërkohë që nuk i kurseu fjalët e mira për Fifin.
“U zhgënjeva kur një mike më dërgoi tekstin e një kënge të huaj “911” dhe ishte identik si teksti i MC Kreshës, fjalët janë identike. Ajo ja çoi edhe MC Kreshës, por ai e bllokoi. Shpresoj që ai të na japë një përgjigje. S’besoj se kjo do ndikojë në votime. Mbetet një nga këngët e preferuara”, ka thënë Dasara gjatë emisionit.
Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë, nuk ka apsur asnjë reagim nga vet MC kresha apo Fifi.