Një incident fatkeq i ka ndodhur këngëtares Mariah Carey ndërsa ishte me pushime.
“Page Six” raporton se në korrik, ndërsa Carey ishte me pushime në Capri të Italisë shtëpia e saj në Atlanta u grabit.
Policia e ka konfirmuar vjedhjen, por thotë se meqenëse “ky është ende një hetim i hapur, informacioni mund të jetë i kufizuar”. Nuk dihet se çfarë është marrë.
Përfaqësuesit e Carey nuk iu përgjigjën kërkesës për koment.
Shtëpia me nëntë dhoma gjumi dhe 13 tualete përmban një pishinë, fushë tenisi dhe shesh lojërash.
Carey ndërkohë kaloi muajin e kaluar në Itali me të dashurin Bryan Tanaka dhe binjakët e saj Monroe dhe Moroccan.