Dhurata Dora para katër muajve ka sjell një ndër hitet e shumta që po lëmë pas këtë vit.
Këngëtarja kishte publikuar në korrik këngën “Jake, Jake”, i cili u dëgjua shumë sa që është shikuar mbi 37.8 milionë herë në YouTube.
Kënga duket se ka pasur jehonë edhe në shtetet e rajonit dhe më gjerë, sa që një këngëtare bullgare e ka kopjuar.
Bëhet fjalë për Djena, e cila ka përvetësuar këngën e bukuroshes sonë duke e titulluar “Yako mi e”.
Nuk dihet nëse artistja bullgare të ketë marrë leje prej zeshkanes sonë, por duket çartë se ka ngjashmëri të madhe.
Ndryshe, Dora është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
https://www.youtube.com/watch?v=s5rJRYv2Vk4