Një konflikt pronësie është bërë shkak i një sërë problemesh për këngëtaren e njohur shqiptare Eda Zari.
E ëma e saj, Zhane Zari deklaroi publikisht se Eda kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari. Akuzat që asokohe bënë bujë në media u shoqëruan me një përballje nënë e bijë që sipas Zhane Zari dëgjeneroi në dhunë. Pas kësaj këngëtarja është paditur në gjykatë për dhunë ndaj mamasë, madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Kërkesa është regjistruar më 10 maj të vitit të shkuar dhe tashmë procesi ka përfunduar.
Ky vendim gjykatë e ka shpallur Edën fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg, shkruan Gazeta Shqiptare. Nuk dihet nëse Eda e ka apeluar vendimin e Shkallës së parë, apo ka vendosur të vuajë dënimin, sipas vendimit të gjykatës.