Nevena Bozhoviq nga Mitrovica e Kosovës sivjet ka zënë vendin e parë në festivalin “Beovizioni” me këngën autoriale “Kurora”.
Ajo, siç shkruan sot gazeta e Beogradit “politika”, në gjysmën e majit, në Izrael, në Tel – Aviv , do ta përfaqësojë Serbinë në garën për “Kënga e Eurovizionit” në të cilin marrin pjesë 42 shtete.
Nevena, ish – pjesëmarrëse e garës muzikore “Zëri i parë i Serbisë”, siç e prezanton gazeta, tashmë ka përvojë Eurovizioni.
Në festivalin e Eurovizionit 2007, ajo ka zënë vendin e tretë ndërsa në vitin 2013 në “Eurosong” kishte prezantuar Serbinë me grupin “Treshet e mia”.
”Jemi shumë të lumtur për vajzën tonë të talentuar”, shkruan në Twiter “Eurovizioni Kosova”.