Këngëtarja e njohur, Marjona Metohu është bërë nënë. Lajmin e ëmbël e ka shpërndarë i shoqi i saj.
Ky i fundit ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqen nga salla e operacionit.
“Loti im, Matias”, shkruan ai.
Kujtojmë që Marjona ka rrëfyer më herët edhe se si është njohur me bashkëshortin e saj.
Jo vetëm kaq por këngëtarja ka zbuluar disa detaje nga historia e saj e dashurisë me të shoqin.
“Ne jemi njohur para dy vitesh në një lokal ku unë këndoja, ai organizonte shpesh festat e punës pasi ka një kompani të vetën prej vitesh. Një natë të bukur, ndodhi që ka qenë Dhjetor, mesa më ka treguar ai se unë nuk e kam vënë re këtë gjë, ka qenë vazhdimisht me një gotë në dorë duke më parë duke kënduar në skenë, ishte komplet i përqendruar. Në atë moment vjen pronari i lokalit sepse me atë njihej dhe i thotë: ‘Kujdes mor djalë se e hëngre me sy’. Ky i thotë ‘nuk qenka vetëm e bukur, po paska një zë shumë të bukur dhe po e shijoj. Më ka shtuar në Instagram, u bëmë shokë aty, nuk kemi pasur reagime për nja dy muaj. Më pas kemi pasur disa biseda në ditë shumë të rralla, por kanë qenë goxha të gjata dhe vetë habitesha, thosha “si ka mundësi flas njëherë në javë me këtë njeri dhe nuk flas pa pushim 6 apo 8 orë?”. Derisa ndodhi që ishte në jug, ishte karantinë dhe tha “unë do vij në Tiranë të të takoj”. Ka ardhur më ka takuar dhe kemi qëndruar përsëri gjatë duke folur, e njëjta gjë siç ndodhi në telefon derisa pamë që po zbardhej po bëhej ditë dhe ne të dy ishim akoma duke pirë nga një gotë verë dhe duke folur. Pastaj një ditë të bukur më ftoi përsëri për të dalë për një kafe, më pas për një drekë, pastaj më tha “do shohim ndonjë film nga shtëpia ime?” Unë vajta për filmin, por përfundova me dy valixhe dhe nuk dola më. I zura derën”.- ka rrëfyer ajo në një intervistë më herët.