Keni plane për fundjavë? Temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar raportin rreth gjendjes së motit për dy ditët në vazhdim.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të
shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë
Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27
gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i
verilindjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkaq të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të
shpërndara.

“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen
duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius,
ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë
Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s”.

Të ngjashme