Keni probleme me fytyrë të lodhur, ju sugjerojmë ujë orizi

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 23:17 | Nga Ekonomia Online

Të mirat e orizit janë të panumërta, një burim vitaminash dhe një ushqyes shumë i mirë për fytyrën.

Kjo maskë mund të përdoret për të gjitha tipet e lëkurës – është qetësuese, çlodhëse dhe ushqyese. Nëse do ta përdorësh çdo javë, rezultatet do t’i vësh re menjëherë.

Përbërësit: 2 filxhanë ujë orizi, 1 filxhan oriz, pirun ose lugë

Lëri të vlojnë bashkë për 5 minuta. Pastaj përdor pirunin ose lugën dhe përzieji për 1-2 minuta. Hiqe nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur, hidhe ujin në enën boshe duke ndarë orizin nga uji.

Përdor pambuk farmacie për ta aplikuar maskën në fytyrë. Lyeje me kujdes pambukun në ujë dhe pasi të ketë thithur plotësish lagështirën, vendose në fytyrë.

Lëre të veprojë për 15-20 minuta (rekomandohet qëndrimi shtrirë) dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të vakët. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme