Keniani Kibiwott Kandie ka thyer rekordin e botës në gjysmë-maratonë sot në Valencia. Ai është bërë personi i parë që ka përfunduar gjysmë-maratonën (21 kilometra vrapim) përfundi 58 minutave.
Kandie, që doli i dyti në Botërorin e gjysmë-maratonës në Gdynia në tetor, përfundoi garën e sotme në Valencia me kohë 57:32 minuta. Ai theu për 29 sekonda rekordin e botës që e kishte vendosur bashkëkombasi i tij Geoffrey Kamworor në shtator të vitit të kaluar.