Harry Kane duket të jetë i paarritshëm dhe favorit absolut për ta fituar Këpucën e Artë sivjet.
Sulmuesi anglez i ka realizuar 35 gola në Bundesligë dhe i ka grumbulluar plot 70 pikë në garën për golashënuesin më të mirë të vitit në Evropë.
Ylli i Bayern Munichut e ka lënë shumë prapa Kylian Mbappen, i cili i ka realizuar 26 gola dhe i ka grumbulluar 52 pikë, pak xhiro pa përfunduar sezoni në Ligue 1 dhe në ligat tjera evropiane.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit e sheh veten përpara shpërthimit të Stuttgartit, Serghou Guirassy.
Vendi i katërt është rezervuar për Lois Opendan e Leipzigut, ndërsa prapa tij gjenden yjet si Lautaro Martinez e Erling Haaland, që e kishte fituar këtë çmim prestigjioz individual në edicionin e kaluar, i cili ishte i jashtëzakonshëm për të. /GE
Renditja
Harry Kane (Bayern Munich) 70 pikë
Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain) 52
Serhou Guirassy (Stuttgart) 50
Lois Openda (Leipzig) 48
Lautaro Martinez (Inter) 46
Erling Haaland (Manchester City) 42
Luuk de Jong (PSV) 40,5
Vangelis Pavlidis (AZ) 40,5
Cole Palmer (Chelsea) 4