Icardi dhe Immobile janë fitues të “Këpucës së Artë” për sezonin 2017/18.
Pas golit kundër Lazios në sfidën e fundit në Serie A, ku Interi siguroi Ligën e Kampionëve, Mauro Icardi ka shkuar në kuotën e 29 finalizimeve.
Ai ka barazuar sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile, çka do të thotë se “Këpuca e Artë” në Serie A do të shkojë për dy sulmuesit.
Në Premierligë e ka fituar Salah, në Spanjë Messi, në Gjermani Lewandowski kurse në Francë Cavani.
Ndërsa “Këpucën e Artë” të Evropës, e ka fituar sërish Messi, e pesta në karrierë – duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me katra.