Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së kane nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.
Simbolika e protestës është largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi si pasojë e keqqeverisjes, sipas opozitës.
Të rinjtë simbolikisht kanë vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kane emigruar të rinjtë shqiptare, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.
Të rinjtë mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar./ Top Channel