Më 20 maj të vitit 1310, u prodhuan këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë.
Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh, transmeton kp.
Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit.
Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 pes, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV.
Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.
Në kohët biblike një sandale dhurohej në shenjë zotimi. Në mesjetë një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës – ati i nuses ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte nuses e cila e mbante për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit.
Sot në SHBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit.
Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar.
Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës.
Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë.
Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.