Keqpërdorim seksual i të miturës dhe vozitje në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Podujevë

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Në Podujevë janë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës.

Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës, janë realizuar 3 urdhëresa të gjykatës.

Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar 2 persona me urdhëresa të gjykatës.

Personat e arrestuar janë: B.K mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (2 urdhëresa, një për veprën mashtrim dhe një për veprën Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare), dhe V.G. mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (urdhëresë për veprën ngasje në gjendje të dehur).

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej.

Të ngjashme