Partia në pushtet e lansoi një video në rrjetet sociale, ku mëton t’i paraqes ndryshimet që ajo ka prodhuar gjatë këtij mandati qeverises. Dominon veriu. Për më shumë kjo video tregon se kjo temë do të jetë dominuese për zgjedhjet që po afrohen.
Madje, as koha se kur shfaqet ajo nuk eshte e rastësishme. Sot gjate dites ne shkrimin “Asgje e re nga Pallati Presidencial ne Beograd” pata paralajmëruar se “shfaqja teatrale e presidentit serb do te kete efekte ne opinionin publik edhe ne Kosove. Shumë mbështetës të pushtetit do të mund të gjejnë satisfaksion nga vajet e tij. Sepse do ta marrin atë si konfirmim te disfatës politike dhe shtetërore të tij ne raport me Albin Kurtit. Duke harruar faktin se ai këtë disfatë e ka përjetuar në vitin 1999, pikërisht për shkak të konfrontimit me Perëndimin. Dhe se gjithë investimi i tij diplomatik është se si ta korrigjojë atë gabim. Dhe në këtë drejtim nuk është se nuk ka korrur pak rezultate”.
Sidoqoftë, ajo qe bie ne sy në këtë video është keqpërdorimi bizar i policëve të rënë në krye te detyrës Afrim Bunjaku dhe Enver Zyberi.
Fillimisht, ata shfaqen ne një video partiake per nevoja te brendshme elektorale ne konkurence me subjektet e tjera politike. Pra sakrifica e tyre parcializohet. Nderkohe, renia e tyre ka qene ne mbrojtje te intersave shtetërore.
Por me morbide se kjo tendence, qendron fakti se ligjerimin e Albin Kurti se si njerëzeve kur ju humb shpresa nuk duhet per t’ua rikthyer shpresën e kote, por guximin, e shoqëron fotoja e policit të ndjere Afrim Bunjaku, me arme ne dore.
Simbolikisht, ne këtë mënyrë partia ne pushtet mëton ta transmetoje mesazhin se gatishmeria e tij per sakrifice, nuk është asgjë tjetër, pos rezultat i guximit qe e ka gjetur te Albin Kurti dhe jo shpreses se kote qe e ka karakterizuar jeten e tij deri atehere.