Një i rritur dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një mashkull të mitur në Suharekë.
Rasti është hapur në polici si “dhunim i mbetur në tentativë”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM I MBETUR NË TENTATIVË/Suharekë 24.07.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar seksualisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, njofton policia.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Podujevë.
Sipas Policisë, gjatë ditës së djeshme, i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar- të mitur.
I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Podujevë 25.07.2022 – 17:00-18:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.