Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar lidhur me kandidaturën e deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
Kërçeli ka ironizuar me Shalën, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëhershme politike ndaj bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Kujtim Shala është deklaruar se është votuar për të mos bashkëpunuar me Albin Kurtin. Tash po i kërkon votat e Lëvizjes për t’u bërë nënkryetar. Prej kujt po kërkon votë tash?”, ka deklaruar Kërçeli.
Ai ka vazhduar kritikën ndaj deputetit të LDK-së, duke e akuzuar se nuk ka mbështetje as në raport me procesin e zgjedhjes së presidentit dhe se nuk po qëndron në sallën e Kuvendit.
“Ai që nuk ka votë madje as kundër Presidentit e as nuk rri në sallë?!”, ka shkruar Kërçeli.