Kërcënime me bomba në disa qytete të Malit të Zi

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Kërcënime për mjete shpërthyese të dyshuara kanë arritur në adresat e disa komunave në Mal të Zi mëngjesin e së mërkurës. Nikshiqi, Tivari, Bijelo Polje, Berane dhe Tivati janë komunat ku ka pasur kërcënime për bombë.

Sipas portalit Jedro, godina e Komunës së Tivarit, ku ndodhet gjykata, prokuroria dhe ambientet e partisë, është evakuuar.

Evakuim ka pasur edhe në objektin e Komunës së Nikshiqit.

Ndërtesa e vetëqeverisjes lokale është evakuuar edhe në Berane.

Të gjitha evakuimet janë bërë me rekomandim të Policisë.

Në mëngjes janë evakuuar edhe tri shkolla fillore, si dhe tri shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve kërcënuese që kanë mbërritur në adresat e shkollave.

Të ngjashme