Simon Ilse, shef i zyrës së Fondacionit “Heinrich Boell” për Serbi dhe Mal të Zi, ka komentuar kërcënimet që ka marrë zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ka thënë se ato i ngjajnë me të ish-presidentit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, që ishte vrarë më pas.
Ilse ka thënë se ka “ngjashmëri të tmerrshme” mes këtyre dy rasteve, ka shkruar gazeta “Oslobodjenje” të martën.
“Paralele të tmerrshme me vrasjen Zoran Gjingjiqit”, ka shkruar Ilse në Twitter, duke i ofruar mbështetje Abazoviqit. Sipas tij, politikani shqiptar nga Ulqini është në shënjestër, pasi po punon mirë për vendin.
Ditë më parë, është rritur siguria për zv.kryeministrin Abazoviq, pas informatave që kanë marrë shërbimet e shtetit malazez se është i kërcënuar me vrasje nga grupi kriminal “Kavaç”, me bazë në Kotor.
Sot Abazoviq tha për mediat në Mal të Zi, se nëse duhet ta paguajë me jetë, do ta bëjë.
“Jam i gatshëm të paguajë çfarëdo çmimi nëse duhet sakrifikuar”, ka thënë ai.
Me ndryshimin e Qeverisë, në Mal të Zi janë kryer shumë aksione, ku janë arrestuar zyrtarë e ish-zyrtarë për lidhje me kriminelë dhe korrupsion/ Së fundi u arrestua edhe kreu i grupit kriminal “Kavaç”.