Kërcënimet ndaj Kimete Berishës, reagon Milaim Zeka

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje opinionistes Kimete Berisha pasi që kjo e fundit pak minuta më parë ka bërë të ditur se po kërcënohet në rrjete sociale nga mbështetësit e Albin Kurtit.

Zeka në Facebook ka shkruar se Kimete Berisha, është vlerë për të.

Ai thotë se po ta kritikonte opinionistja do të ndihej mirë.

“Kimete Berisha është vlere per mu. Ai apo ajo qe është vlere, gjithë ditën mem kritiku, ndihem mire. ”Shareja” e njeriut me vlere, ka shume me shume peshe per mu, se sa levdata e nje hiqi”, thotë ai.

Pak më parë, opinionistja Kimete Berisha ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook se është duke marrë kërcënime.

Berisha shton se “sherri i besimtarë ve të kryeministrit, edhe shumë lexues të saj nuk do të kenë mundësi për të komentuar.

“Por më vjen keq që sherri i besimtarëve fanatik të Kryeministrit, jam detyruar t’ju privojë edhe Juve të dashurve të m’i nga e drejta për të komentuar.   Ndjehem e qetë (po më shkon censura me karakter), sepse po ndjehem e lirë dhe e pavarur, si në kohën e gazetarisë – letër, kur shkrimtari nuk kishte kontakt me lexuesin dhe ekzistonte distanca.  Kurrë s’ka qenë idea ime t’ia ndryshoj mendjen askujt, as të tërheq vëmendjen e askujt, e aq më pak të varem nga lexuesit.  Unë nuk shkruaj për lexuesit. Unë shkruaj për vete.  Kur shkruaj, nuk mendoj për askënd – kur shkruaj, ndjej”, thotë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme