Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve.
Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani.
Përmes këtyre grafiteve, të vendosura në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të tre këta persona janë kërcënuar me jetë.
Në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet hetimore nga Policia e Kosovës. Në fotografitë që sjell Ekonomia Online shihen njësitet hetimore duke marrë dëshmi.