Kërcënohet Arbana Xharra, i bëhen kryqe në muret e banesës (Foto)

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 14:09 | Nga

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka qenë pre e një vargu kërcënimesh ditëve të fundit.

Pas shumë mesazheve fyese dhe linçuese në Facebook, sulmuesit kanë shkuar edhe më larg. Ata kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë, dhe në muret jasht banesës së saj, kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigantë.

Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë veturën.

Ajo ka treguar se ka lajmëruar rastin në polici e cila po merret tani me hetimet. Kurse më poshtë mund të shihni fotografitë e bëra në vendbanimin e Xharrës në Prishtinë.

xharra

arbana

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme