Besnik Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, është kërcënuar me jetë të dielën nga një person përmes rrjetet social Facebook.
Kërcënimin që e mori përmes një mesazhi në Facebook, ai e ka publikuar në profilin e tij
Ai i thotë djalit të Mustafës se do ta kall atë bashkë me familjen.
“Një prej zagarëve…bile mos u mshefni, nëse keni diçka veç kallxoni, ku doni e qysh doni”, ka shkruar Besnik Mustafa, ndërsa ka publikuar mesazhin e kërcënuesit.
Sipas fotove të postuara në profilin e tij, kërcënuesi shihet se është militant i Lëvizjes Vetëvendosje.