Drejtori i shkollës së mesme të ulët “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, A.P ka qenë cak i kërcënimeve dhe ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga Policia.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet.
Personi i dyshuar për kanosjen ndaj drejtorit të shkollës tashmë është arrestuar dhe ndaj tij pritet të merren veprime ligjore.
Prokurori i Shtetit pritet që të shqiptojë masën e ndalimit policor ndaj tij, raporton sinjali.