Kërcënohet gazetarja, AGK u bënë thirrje organeve të rendit që sa më parë të zbardhin rastin

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja e Televizionit “Tv Syri”, në Gjakovë, Edmonda Avdija, është kërcënuar derisa ka qenë në fshatin Mejë të Komunës së Gjakovës.

Sipas AGK-së, ajo ishte kërcënuar me fjalët “Nuk guxon më të shkelësh në fshatin Devë, sepse ta prishi fytyrën dhe t’i thej këmbët”, pasi ajo kishte publikuar për shpronësimet që ishin bërë në këtë fshat, për të ndërtuar poligonin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

AGK-ja, e ka pranuar me shqetësim këtë kërcënim në drejtim të gazetares së TV Syri, dhe u bënë thirrje organeve të rendit që sa më parë të zbardhin rastin.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Edmonda Avdija – gazetare në Televizionin Syri në Gjakovë, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se është kërcënuar.

Avdija ka treguar se personi me inicialet B.A, ka përdorur gjuhë kërcënuese në drejtim të saj, përderisa ishte në fshatin Mejë të Komunës së Gjakovës.

“Nuk guxon më të shkelësh në fshatin Devë, sepse ta prishi fytyrën dhe t’i thej këmbët”, i është drejtuar B.A, rrëfen gazetarja për një storie që ajo kishte publikuar për shpronësimet që ishin bërë në këtë fshat, për të ndërtuar poligonin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

AGK-ja, e ka pranuar me shqetësim këtë kërcënim në drejtim të gazetares së TV Syri, dhe u bënë thirrje organeve të rendit që sa më parë të zbardhin rastin.

Të ngjashme