Kërcënohet Kurti – shtohen forcat e policisë te shtëpia e tij

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime, derisa shtëpinë e tij në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë po e ruajnë Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë,

Organet e rendit po e ruajnë shtëpinë e kryeqeveritarit për shkak të kërcënimit ndaj këtij të fundit.

Një burim brenda Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar për Albanian Post se forcat e rendit janë shtuar te shtëpia e Kurtit.

“Ka një kërcënim, i kemi rritë masat e sigurisë”, tha shkurt.

AP ka provuar ta konfirmojë një gjë të tillë edhe zyrtarisht, por askush nuk zyra për informim e policisë nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Të ngjashme