Kërcënohet ministri Faton Peci, po ruhet nga policia

Prishtinë | 13 Tet 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë një kërcënim.

Për shkak të kërcënimit, Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje të afërt ministrit Peci që nga dje, mëson tutje KALLXO.com.

Nga burime brenda Ministrisë, thuhet se kërcënimi ka ndodhur para dy ditësh.

Ministri është parë në një veturë të Policisë.

Sipas burimeve, kërcënimet ndaj ministrit vijnë në lidhje me trajtimin e ministrit të disa pronave bujqësore të cilat janë tjetërsuar ose janë uzurpuar.

Të ngjashme