Një person nga Prilluzha e Vushtrrisë ka raportuar në Polici se nga persona të panjohur është kanosur nëpërmjet sms-ve.
I njëjti ka raportuar dje në Polici se në oborrin e shtëpisë së tij, kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, që dyshohet se lidhet me rastin e kanosjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë tërhequr mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.