Kërcënohet prokurori Besim Susuri

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 14:20 | Nga

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Besim Susuri ka pranuar një kërcenim që ndërlidhet me punën e tij si prokuror i shtetit.

Kjo bëhet e ditur përmes një reagimi të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës është i shqetësuar me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Besim Susuri, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare”, thuhet në reagim.

“Për Këshillin, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre”, thotë kumtesa e KPK-së.

Ne fund të saj, KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme