Kërcënohet prokurori i rastit “Zharku”, reagon KPK-ja

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj Prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, si dhe familjes së tij.

“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Maloku dhe familjes së tij vijnë si rrjedhojë e procesit gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku”.

“Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Rasim Maloku dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryesve të veprave penale” thuhet në komunikatë.

KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme