Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur me vrasje një tjetër
Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Ferizaj, ku policia bën të ditur se i dyshuari e kishte kanosur me vrasje viktimën.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është duke u hetuar.