Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi e ka kanosur bashkëshorten me vrasje.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 19:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari është dërguar në repartin e Psikiatrisë në QKUK.
Rasti vazhdon të hetohet.