Një 50 vjeçar është arrestuar në Pllanë të Lezhës, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste.
Ndërsa, është konfiskuar një armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.
Shërbimet e Policisë njoftojnë se kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e shtetasit me inicialet Z. K., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.