Kërceu nga kulmi i xhamisë – Kjo është gruaja që dyshohet se bëri vetëvrasje në Podujevë

Prishtinë | 29 Tet 2022 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Një grua dyshohet se i dha fund jetës duke kërcyer nga një xhami në qytetin e Podujevës.

Sinjali mëson se viktima që mbeti e vdekur është Kimete Islami, 58-vjeçare.

E ndjera dyshohet se kishte hipur në kulmin e një xhamie dhe që aty kishte komunikuar me dy dëshmitarë të rastit.

Më pas ajo dyshohet se ka kërcyer nga kulmi i objektit fetar, duke humbur kështu jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori.

Njësiti mjekësor i emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar pas ekzaminimit për shenjat vitale ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Po ashtu në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke identifikuar viktimën me anë të mjetit identifikues të cilin e kishte në çantën e saj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Të ngjashme