Kërkesa për adresimin e vendimit të BQK-së në dialog, Bislimi: S’është produkt i negociatave, s’ka si të ketë ndikim

Prishtinë | 21 Jan 2024 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Javën që po lëmë pas, Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për paratë e gatshme, duke njoftuar se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro. Kjo rregullore që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt shkaktoi reagime, në mesin e të cilave ishte edhe një deklaratë e Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

Nga BE kanë deklaruar se po e analizojnë çështjen, por që kanë pasur edhe një thirrje për Kosovën dhe Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë vendim të BQK-së, kërkoi që të shmangen veprimet e pakoordinuara që nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve mes dy shteteve.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë… Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren”, tha Stano.

Stanoi po ashtu e përsëriti thirrjen që kjo çështje të adresohet në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se shpreson që të gjendet një zgjidhje dhe të mos ketë pasoja negative, duke shtuar se Brukseli tashmë i ka informacionet dhe do të dalë me një qëndri

Deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi për adresimin e kësaj çështje në dialog

Sipas Bislimit, rëndësia e kësaj rregullore qëndron te përcaktimi i valutës që lejohet të përdoret në të gjitha transaksionet bankare e jobankare në Kosovë, e që në këtë rast është euroja.

Ai po ashtu tha se se rregullorja e BQK-së “nuk është produkt i negociatave politike në Bruksel” dhe si e tillë “nuk ka se si të ketë ndikim në mbarëvajtjen” e procesit të normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë.

Secili prej qytetarëve të Republikës së Kosovës që ka vepruar në kundërshtim me këtë, ka qenë në vazhdimësi në anën e shkelësit të ligjit”.

Kurse drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se shpreson që të realizohet ajo çfarë ka deklaruar Lajçak.

Njëjtë si Petkoviq, kanë reaguar edhe nga Lista Serbe, që e quajti këtë rregullore si vendim i “regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

Të ngjashme