Kërkim-shpëtimi malor: Ushtarë të FSK-së me trajnim të avancuar

Prishtinë | 14 Nën 2025 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarë të FSK-së, kanë realizuar ushtrimin dy javor për avancim në fushën e kërkim-shpëtimit malor.

Kështu njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), gjatë dy javëve të kaluara është realizuar me sukses trajnimi i avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në operacionet malore të kërkim-shpëtimit, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente.

Trajnimi përfshiu skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe procedurat standarde të operacioneve malore, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes së pjesëtarëve nga FSK dhe Turqia të angazhuara në këtë trajnim”, shkruan ai.

Të ngjashme