Sot, Ejup Maqedonci njoftoi se së bashku me ministrin Pirro Vengu kanë takuar ushtarakët e njësive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit.
“Fuqia e Sigurisë së Kosovës, që nga data 29 janar, ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e kërkim-shpëtimit, duke përfshirë personel të specializuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë,” tha Maqedonci.
Ai shtoi se: “Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli ynë është në krye të detyrës.”