Kërkohej nga INTERPOL-i, Policia e Kosovës arreston të dyshuarin

Prishtinë | 09 Tet 2023 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, këtë të hënë , ka arrestuar një person në kërkim.

Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

“Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

Të ngjashme