Kërkohen dy persona, dyshohet se vodhën stoli në vlerë prej 20 mijë eurosh dhe jo vetëm

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Janë duke u kërkuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë e cila raportohet të ketë ndodhur në mars të vitit të kaluar, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 3 mars të vitit 2022, është raportuar një rast “vjedhje e rëndë” ku dyshohet se persona të dyshimtë kanë shfrytëzuar mosprezencën e familjarëve në shtëpi me ç’rast, kanë vjedhur në kasafortë që mbante stoli ari, armë zjarri dhe jo vetëm.

“Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”/ Prizren, 01 Shkurt 2023/ Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren. Me datë 03/03/2022 rreth orës 20:30, është raportuar një rast “Vjedhje e Rëndë” që ka ndodhur në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj në Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimtë kanë shfrytëzuar mosprezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ), si dhe një armë zjarri-Pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës. Të dyshuarit kërkohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”.”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka siguruar dy fotografi të të dyshuarve.

“Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

Andaj Policia e Kosovës, kërkon që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Të ngjashme