Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) për të kërkuar nga Presidenti për të dhënë autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjes për Sigurime Sociale me Zvicrën.
Zëvendësministri Çerkin Dukolli, tha se kjo marrëveshje do t`u mundësoj të gjithë atyre që kanë punuar në Zvicër të gëzojnë pensionet e tyre, raporton Ekonomia Online.
“Kjo marrëveshje do të mundësoj për realizmin e të drejtave të tyre me këtë marrëveshje qytetarët që kanë punuar në Zvicër pas moshës së pensionimet do të kenë mundësi që këtë pension ta marrin në Kosovë”.