Prokurorët sauditë thanë të enjten se do të kërkojnë dënim me vdekje për pesë njerëz të përfshirë në vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
11 njerëz u akuzuan, tha zyra e prokurorit saudit, duke shtuar se pesë njerëz që ballafaqohen me dënim me vdekje ishin direkt të përfshirë në ”urdhërimin dhe ekzekutimin e krimit”, shkruan CNN.
Tha se ish-pjesëtari i inteligjencës saudite, Ahmed al-Assiri, urdhëroi një mision për të detyruar Khashoggin për t’u kthyer në Arabinë Saudite dhe formoi një ekip prej 15 personave.
Ata u ndanë në tre grupe, tha Prokurori Publik Saudit: një grup negociator, një grup i inteligjencës dhe një ekip logjistik.
Ishte i pari i ekipit negociator që urdhëroi vrasjen e Khashoggit, tha prokurori.