Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut banorët e komunës së Shtimes kanë kërkuar nga institucionet e vendit që t’i përkujtojnë dëshmorët dhe mos t’i harrojnë asnjëherë, duke kërkuar dënimin e atyre që kryen krime, raporton Ekonomia Online.
Agim Beqaj, ka thënë se kjo 15 janari i vitit 1999 në Reçak ka qenë gjenocid ndaj popullit shqiptar të cilët ishin duke e mbrojtur pragun e shtëpisë.
“Një masakër që nuk harrohet asnjëherë dhe historia do ta mbajë mend dhe këta njerëz që janë të shkruar që kë edhe fëmijë pleq, gra të gjithë kanë qenë njerëz të pafajshëm që e ka mbrojt pragun e shtëpisë dhe për këta njerëz duhet të bëhet më shumë, pra që të përkujtohet në mënyrën më të mirë të mundshme sepse këtë e ka dëshmuar ambasadori William Walker, i cili ka thënë se nuk ka qenë masakër e thjeshtë por ka qenë gjenocid”.
“…kjo ka qenë masakër që ka bërë jehonë më botë sepse edhe bota e kuptoj se në këtë vend është bërë masakër. Kisha kërkuar te të gjitha institucionet që Reçakun ta përkujtojnë përherë dhe mos t’i harrojnë këta dëshmorë”.
Edhe, Afrim Sadriaj e kujton ditën e 15 janari të vitit 1999. Ai ka thënë se i janë vra 13 të afërm në këtë masakër.
“Familjes së ngushtë në Reçak 13 na u kanë mbytur, u kanë viti 1999 dhe në atë kohë në shtëpi jam kanë dhe u kanë Ramazan dhe i kom dëgjuar ku në fshatin Gjyrkovc janë dëgjuar mitralozat”.
“… masakrën e Reçakut e dinë krejt bota se çfarë ka ndodhur këtu”.
Sadriaj ka thënë se nuk ka çfarë të kërkojë nga institucionet e vendit pasi që nuk kanë bërë sa duhet.
Në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Përderisa liderë e krerë institucionesh kanë nderuar me homazhe të rënët e kësaj masakre.