Kërkohet fajësia e të dyshuarit nga Kamenica për keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare

| 01 Tet 2018 | 19:05 | Nga

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, përmes një komunikate për media njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.D., për shkak të veprës penale ‘’keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Sipas aktakuzës, në muajin mars të vitit 2018, i pandehuri J.D. (1977), nga komuna e Kamenicës, e ka marrë të dëmtuarën e mitur K.S. të moshës trembëdhjetë vjeçare, me automjetin e tij kombi dhe e ka dërguar në Prizren, ku edhe e kalojnë natën në automjet dhe për qëllime seksuale, e keqpërdor seksualisht të njëjtën.

Prokuroria njofton se i pandehuri e ka marrë me vete në Prizren, tri herë të dëmtuarën e mitur, së bashku me dy vajzat e tij të mitura dhe në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

“Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin të e shpallë fajtor, për veprën e kryer penale dhe ndaj të njëjtit të shqiptoj dënimin e merituar sipas ligjit”, njoftohet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme