Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kërkesë për hetimin e vdekjes së Naser Makollit.
Makolli kishte qëndruar në një njëjtën qeli me ish aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjes së Astritit. Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjes së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.
“Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës”.