Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” (VoRAE), në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor, “Të festojmë ngjashmëritë tona”, ka mbajtur panel diskutimi me temën “Rëndësia e Themelimit dhe Përforcimit të Identitetit Kulturor, të Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore”, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila ishte pjesë e panelit, ka thënë se krijimi i kësaj qendre kulturore është e rëndësishme për integrimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës me të drejtat e barabarta.
“Misioni dhe funksioni i këtij festivali dhe synimi për të krijuar këtë qendër. Në këtë kohe që jetojmë sot informatat që i marrim nga telefoni ato na pasurojnë. Duke qenë qenie fizike të gjithë kanë të drejtë të përkatësisë, të gjitha komunitetet kanë mundësi të jetë të barabartë si ne vetvete dhe në aspektit kulturor siç i parasheh Kushtetura dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Pikëpyetjet e para na kanë ardhur që pse duhet kjo qendër, aspekti i integrimi duhet që të jenë gjithëpërfshirëse, një qendër e tillë krijon një hapësirë një shtëpi e dytë për komunitetin. Për shkak që disa prej tyre ju ofron një mundësi të re kur fëmija nuk mund t’ia mundësojnë. Mundëson që të plotësohen ëndrrat, ne shumë diskutime që kemi pasur kjo qendër është për ketë komunitet, por nuk është derë e mbyllur edhe për komunitet e tjera, si shqiptarë, serbë etj. Ndër vite familjet kanë jetu këtu normal qe kanë të drejtë që t’i ofrojë këtë qendër për t’i trajtuar njëjtë si të tjerët”, ka thënë Hoxha.
Sipas saj, shteti i ka mundësitë për realizimin e kësaj qendre, por duhet të mbështetet nga të gjithë qytetarët.
“Është shumë e rëndësishme të ndihem krenar për çfarë janë dhe të mos kenë turp për diferenca, këto aspekte mos të shihen si ndarje por përafrimet që i kemi ngjashmëritë që i kemi. Kosova i mundësitë e krijimit të kësaj qendre, ligjet në fuqi e mundësojnë këtë gjë dhe kanë mundësi të adresohen. Shteti si i tillë mund të krijojë qendra të tilla por nuk duhet ta kuptojmë që vetëm shteti është për ta mundësuar por të gjithë bashkë duhet ta bëjmë, ne nuk mund të zgjedhim se ku kemi lind as pse jemi lind dhe çfarë jemi, nëse kemi bashkëveprim besoj që do t’i jetë shtysë për këtë komunitet për të krijuar ambicie të tyre në këtë qendër”, shtoi ajo.
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani tregoi se sa e rëndësishme është themelimi i një qendre të tillë kulturore.
“Ministria është e gatshme që t’i mbështet të gjitha këto aktivitete, në Prizren kemi pasur një problem kur kemi parë që ka qendra për turqit por jo edhe për komunitetin tonë. Qendra si qendër duhet të jetë e te gjithëve komuniteteve, që të jenë te barabartë me të tjetër dhe të bëjnë aktivitete të ndryshme. Qysh prej vitit 2006 ka filluar zhvillime te aktivitete të komuniteteve, Romë, Ashkali dhe Egjiptas”
“Pse qendra të jetë në Komunën e Prishtinës, për shkak që ka më shumë njerëz dhe është si vend më i madh. Ndoshta do te shkoj pak kohë edhe ministri ka qenë kundër që të jetë vetëm për një komunitet por për të gjithë që të tregoj një diversitet. Shpresoj që kjo të ndodh sa më shpejtë dhe të jemi shembull për shtetet e tjera”, tha Elshani.
Ndërsa zëvendësdrejtoresha ne organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Vesa Batalli ka potencuar se ka shume arsye për krijimin e kësaj qendre për shkak se ka shumë diskriminim ndaj këtij komuniteti.
“Kemi shumë arsye deri në krijimin e kësaj qendre. Kemi parë shumë prova dëshpëruese ku nuk përfshihet ky komunitet as me ngrënë bukë me ta ose as prej një shefi kuzhine që i takon këtij komuniteti. Është vështire për me ndërru mendësinë dhe kjo qendër krijimi i saj mund te ketë vetëdijesim që t’i pranojnë më lehtë për të treguar se sa të ngjashëm jemi mes vete pavarësitë dukjes”, tha Batalli.
Po ashtu, Batalli deklaroi se kanë nisur iniciativa të ndryshme për të bashkëpunuar me media që të mos krijuar lajme diskriminuese ndaj këtij komuniteti.
“Ne si organizatë jemi në pika të ndryshme për të pasur nivel të barazisë për tu përfshirë të gjithë si në punësim shkollim në çdo gjë për shkak të mos ketë diskriminim. Para disa viteve kemi filluar një iniciativë duke bashkëpunuar me media, për vetëdijesimin e tyre për mos me bë lajme diskriminuese ndaj tyre. Ka raste të shumtë të komuniteteve qe martohen fëmijët dhe policia nuk e ka trajtuar sipas ligjit për shkak se e kanë atë përshtypje se “ata janë mësu ashtu me u martu herët”, tha Batalli.
Tutje, deputetja e PDK-së u shpreh e shqetësuar ndaj këtij komuniteti për shkak të mos adresimit të diskriminimit në organet e drejtësisë.
“Në organet e drejtësisë është dera kur mund të drejtohen për të treguar diskriminimet. Por brenda një viti është vetëm një adresim për mua është shqetësuese, jemi duke e marrë me këtë çështje. Komisionet janë të hapura sidomos per të drejtat e barabarta. Vazhdoj me besu që jemi mjaftueshëm që te respektojmë edhe njeriun por edhe ligjin. Shoqëria jone ka nevojë të bëjmë punën tonë, besoj në vullnetin e mirë që vijnë nga njerëzit për ta rregulluar jetën e vetë, komunitetit të vet dhe shtetit e vet”, shtoi deputetja e PDK-së.
Ky organizim është bërë mbi temat të tilla si ruajtja kulturore, përfshirja sociale dhe sfidat mbi të cilat përballen artistët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.