Ndihmat për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri nuk kanë të ndalur.
Ndonëse tani fokusi është zhvendosur në Kosovë, aty ku janë duke u strehuar disa familje.
Veshmbathje, batanije e gjëra ushqimore, janë duke u grumbulluar në zyrat e Forumit për Iniciativa Qytetare, raporton KTV. Sipas Oltion Beshirit nga organizata FIQ, strehimi i personave të prekur nga tërmetet në Shqipëri nuk është i lehtë për familjet në Kosovë.
Ndihma të ndryshme për familjet e strehuara në Kosovë janë duke u shpërndarë edhe nga vullnetarë në Qendrën Inovative.
Sipas vullnetarëve, këto aksione humanitare do të vazhdojnë për aq kohë sa ka nevojë.
Tërmetet që kanë goditur Shqipërinë që nga mëngjesi i së martës, kanë lënë mbi 50 persona të vdekur, mbi 900 persona të lënduar e qindra të tjerë pa kulm mbi kokë